ShowBiz

Flori analizon lojën e Baby G: Je një lojtare shumë e fortë, të kam frikë!

Sfida nga Agai, ku fermerët do të analizonin lojën e njeri-tjetrit, vendosi përballë  Florin me Baby G.

Baby G u shpreh pozitivisht për Florin, ku theksoi se ndonjëherë i duket e pabesuesshme që është aq i mirë.

“2-3 herë kemi pasur ato bisedat që nuk më kanë pëlqyer mua, por ndonjëherë them nëse vërtet është kaq i mirë hallall të qoftë ty dhe hallall familjes që të ka rrit. Ndonjëherë them, a vërtetë është kaq i mire a jo, se ti je edhe aktor, nuk di. Kështu e mendoj se jemi pjesë e një loje, ama përgjithësisht nuk kam asnjë fjalë të keqe për ty edhe vërtet je një çun i mrekullueshëm”, tha Baby G për Florin.

Komentet pozitive nuk munguan as nga Flori për Baby G, ku e cilësoi si një konkurente mjaft të fortë në fermë.

“Të kam gjykuar gjithmonë konkurente të fortë, shumë të fortë dhe deri tani nuk i ke treguar aftësitë e tua fizike dhe mendore se si t’i vësh në funksion. Ne kemi bërë lojra në grup, ke treguar nivel shumë të lartë, ke bërë një sfidë me Xhesin që ke qenë prapë në nivel shumë të lartë, ama jemi duke u afruar finales dhe unë si Flor, si konkurent të kam frikë. Je shumë e përgatitur fizikisht,  janë ca pika që ti i ke. Nëse do shkosh në finale, je pretendente, nëse gjërat ecin mirë dhe ke pak fat. Nëse do të analizoja ty si karakter je nga gocat më të lezetshme që ka shtëpia për faktin  se ke këtë përkëdheljen në gjuhën shqipe që ju bën fjalëve. Të shkojnë shumë si stil, pra nëse ti do flisje pastër nuk do ishe Baby G”, i tha Flori./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button