Bota

E frikshme/ Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës pesëkatëshe në Stamboll, një person humbi jetën, disa të tjerë u plagosën 

Një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në Stamboll të Turqisë, ku një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën.

Ekipet e zjarrfikësve që kishin dalë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të pamundurën që të nxjerrin të mbijetuarit që kishin ngecur të ngujuar nën rrënoja në Kucukcekmece të Stambollit.

Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, tha në vendin e ngjarjes së shtatë persona fillimisht janë raportuar si të lënduar dhe të ngujuar nën rrënoja, ku dy prej tyre kishin pësuar lëndime serioze.

Por zjarrfikësit arritën disa orë më vonë të nxjerrin trupin e pajetë të një burri nga Turkmenistani, si dhe një tjetër që ishte lënduar.

Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës së ndërtuar 36 vite më parë, por nuk ka shenja të ndonjë shpërthimi, ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamjet e frikshme nga momenti i shembjes./”PANORAMA TV”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button