Life Style
Sara Gjordeni i nxjerr “bojën” produksionit të BBV? Kjo është e padrejtë, ju më keni prerë…
Sara Gjordeni ka qenë pjesë e puntatës së sotme të “Post Big Brother Vip”, së bashku me Bardhin.
Në këtë puntatë u diskutua edhe një herë përplasja e saj e bujshme me Françeskën, situatë që shkaktoi edhe eleminimin e saj nga gara.
Mirëpo, nga ky transmetim Sara ka ngelur e pakënaqur. Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se versioni i saj është prerë i gjithi, ndërsa i Françeskës është lënë i plotë.
Sara shtoi se eksperienca e BBV vazhdon ende t’i lërë shije të keqe dhe se të paktën priste të respektohej të paktën prezenca e saj shtatzënë në studio.