ShowBiz

“Një nga gocat e rrjeteve sociale …”, Renisi dhe Ditea përballë njeri-tjetrit: Duhet të kishe dhënë më shumë opinione!

Ditea dhe Renisi janë vendosur përballë njeri-tjetrin për të zhvilluar sfidën e Agait.

Ditea u shpreh se fermeri duhet të kishte dhenë më shumë opinione në situata të ndryshme, sepse sipas saj Renisi argumenton shumë mirë.

“Ndonjëherë mendoj se duhet të kishe dhënë më shumë opinione, jo se ke bërë gabim, por realisht, të paktën në ato mendime që ti ke dhenë, për mua kanë qenë goxha të vlefshme. Mendoj që po të kishe dhenë më shumë, do të kishe qenë akoma më mirë, që edhe njerëzit t’a dëgjonin. Për shembull unë me kënaqësi e dëgjoj gjithmonë opinionin që ti ke për të thenë ose mënyra si ti e argumenton gjenë”,tha Ditea.

Nga ana tjetër, Renisi tha se në fillim e ka menduar Ditean si një vajzë të rrjeteve sociale, por përshtypja e tij ndryshoi kur e njohu më mirë fermeren.

“Personalisht nuk të njihja. Përshtypja e parë ishte një nga këto gocat e rrjeteve sociale. Respekte për  punën që bëjnë, por mendoja se muhabeti do ishte sa followers kam unë sa ke ti, ky fustani, këto pantallona, muhabete që nuk janë në radarin tim. Kjo ishte përshtypja e parë, pastaj me kalimin e kohës, përshtypja ndryshoi. Kam parë që ke reaguar gjithmonë në situatat që të kanë prekur dhe ke mbrojtur veten tënde. Mendoj që gjithësekush duhet të mbroj mendimin e vetë edhe nëse i ka të gjithë kundër, edhe ti këtë gjë e ke, është një vlerë shumë e madhe që unë e vlerësoj”, tha Renisi ./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button