Life Style
Miku im më besnik, më dha zë për 4 muaj/ Jul Deda bën tatuazhin e veçantë që askujt nuk i ka shkuar në mendje…
Një prej finalistëve, i cili shkoi në podin final kokë më kokë me Eglën ishte dhe Julian Deda.
E ndërsa gjatë intervistave që ai ka zhvilluar pas daljes nga formati është shprehur se e ndjen veten si fitues të këtij edicioni.
Pak momente më herët ai ka ndarë një postim në rrjete sociale. Për të mos e harruar kurrë eksperiencën e “Big-ut” ai ka bërë një tatuazh në trupin e tij.
Do të pyesni çfarë tatuazhi? “Mic4”!
Mikrofoni numër 4, që për Julin është tepër i rëndësishëm, pasi i dha zë më tepër, që ai të tregonte vetveten e tij, brenda dhe jashtë shtëpisë, në çdo familje shqiptare. /OraNews