Shëndet

Alergjitë tek fëmijët,  Mjekët: Mos i neglizhoni simptomat, drejtohuni tek mjekët

Alergjitë janë sëmundja më e shpeshtë në stinën e pranverës dhe mjekët thonë që në qendrat shëndetësore ka pasur fluks pacientësh.

Pediatrja Sonila Brati këshillon prindërit që tu drejtohen mjekëve pasi moskurimi i alergjisë shkakton probleme të rënda të frymëmarrjes.

Çelja e luleve, pluhuri, ushqimet, e deri tek alergjia nga druri, uji apo dielli janë disa nga faktorët që fëmijët mund të shfaqin shqetësime shëndetësore.

Për pediatren Sonila Brati nxitësi kryesor i alergjive mbetet poleni.

Simptomat janë të dallueshme por herë pas here dhe ngatërrohen ndaj mjekia Brati apelon prindërit që tu drejtohen qendrave shëndetësore.

Grupmoshat më të rriskuara janë të vegjlit por pa u përjashtuar as të rriturit.

Sipas specialistëve mos ekzaminimi në kohë i alergjive sjell përkeqësimin e gjendjes shëndetësore deri në formimin e astmës./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button