Lajme

U dhunua nga katër persona, avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë! Të hënën do tentohet…

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua mëngjesin e 29 majit nga katër persona në ish-Bllok vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Sipas burimeve, ai është i intubuar prej katër ditësh në sallën e reanimacionit në spitalin e Traumës, ndërsa të hënën do tentohet nga mjekët që të bëhet zgjimi i tij.

Avokati u godit pasi la djalin e tij në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit, ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një.

Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.

Nga ana tjetër i ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button