Finalja e Champions League, ters i madh për 270 tifozë të Real Madridit
Finalja e Champions League mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të tërheqë një audiencë të lartë, teksa pritet një Wembley i tejmbushur.
Megjithatë, jo të gjithë kanë pasur fatin që ta përjetojnë ndjesinë e kësaj sfide nga shkallët e stadiumit legjendar.
270 tifozë të Realit nuk do të mund të jenë në Wembley, pasi avioni që do t’i dërgonte drejt Londrës pësoi një difekt të shtunën në mëngjes duke i lënë në Madrid.
Këta tifozë kishin paguar drejt një agjencie 1.095 euro për fluturimin drejt Londrës, por fati nuk ka qenë me ta.
Një prej tifozëve i pyetur në intervistë zbuloi se ka avionë të tjerë që nisen drejt Londrës, por ata ishin me familjarët e futbollistëve dhe tifozët nuk i lejojnë në bord./OraNews