Life Style

Arbana Osmani flet për Big Brother VIP 3, ka një koment edhe për Ledion Liçon

“E kam parë shumë pak me thënë të drejtën.”-thotë Arbana Osmani për këtë edicion të “Big brother VIP 3”, duke shtuar: “Për shumë arsye, kryesisht sepse nuk kam qenë gjatë gjithë kohës në shtëpi. Edhe në shtëpi kur mblidhemi darkave fëmijët kanë dëshirat e veta për të parë ato që duan. Atë kohë që më mbetet kam zgjedhur të shikoj ato që nuk mund t’i shikoja kur bëja Big Brother.”

Ironi therëse e Osmanit!

Në një intervistë për ‘Prive’, moderatorja u shpreh se “Nuk ka nevojë ta shoh shumë Big Brother. Ndjek pak dhe e kuptoj. Do jepja një gjykim të gabuar dhe sipërfaqësor. Kam parë që ka patur sukses dhe më bëhet shumë qejfi.”

Arbana në fjalën e saj i doli në krah produksionit që është përballur edhe me kritika. Sipas saj “Të bësh Big Brother nuk është e lehtë kështu që të gjithë ata që ndoshta e gjykojnë edhe punën e produksionit nuk është krejt e lehtë. Unë kam qenë vetë në vendin e tyre edhe meritojnë çdo lloj vlerësimi se është punë e vështirë.”

-Po për Ledionin a ka ndonjë kritikë?

-“Jo, nuk kam.”-thotë ajo e prerë, duke treguar veçse vlerësime për të. “Ledionin e kam mik. Kam shumë lëvdata për të. E kam njohje shumë të vjetër edhe kemi kujtime shumë të bukura bashkë. Është një profesionist që unë e vlerësoj dhe nuk kam kritika.”/kohajone.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button