Ulërima në studio: Balerini lëpin “live” këmbën e Meri Shehut…
Luixhino dhe Meri Shehu kanë qenë të ftuar në programin “Ftesë në 5”, kanë folur për këtë skenë virale dhe madje e kanë improvizuar edhe në studion e programit të sotëm.
Performancë e Meri Shehut dhe Luixhino Halës në spektaklin e parafundit të BBV krijoi një zhurmë të madhe në rrjetet sociale. Gjatë koreografisë Luixhino bën një gjest erotik duke lëpirë këmbën e Merit dhe kaq mjaftoi të shpërndahej në TikTok dhe komentet kanë qenë të pafundme.
Ditën e sotme, Luixhino dhe Meri Shehu kanë qenë të ftuar në programin “Ftesë në 5”, kanë folur për këtë skenë virale dhe madje e kanë improvizuar edhe në studion e programit të sotëm.
Meri Shehu: Mesa kuptova ishte një improvizim shumë i shpejtë, erdhi natyrshëm. Luixhino u fut menjëherë në rolë dhe e kapi mesazhin e momentit. Nuk ishte e menduar shumë.
Luixhino: Lindi komplet natyrshëm, teksa po caktonim se me kë duhet të kërcenim. Fillimisht ideja ishte sa t’i merrja erë këmbës por më pas ne e dinim deri diku që do të bëhej virale. Besoj se është bërë virale ngaqë ishte Meri se po të ishte ndonjë vajzë seksi, do ishte krejt normale.
/gsh