Life Style

“Kisha një palë mbathje me yje që ja jepja Merit…”/ Batuta e Julit që shkaktoi të qeshura në studio (VIDEO)

Ish-finalisti i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Julian Deda, ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel

Ish-finalisti i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Julian Deda, ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel.

Aktori i dashur për publikun komentoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Juli u shpreh se është i mërzitur, por jo i zhgënjyer për faktin që doli i dyti nga gara.

Sipas Dedës, ai nuk fitoi 100 mijë eurot por fitoi dashurinë e njerëzve. Ai shtoi se nuk i ka munguar asnjëherë raporti me publikun, por kësaj radhe e kanë njohur në të gjitha ngjyrat e tij, edhe kur nuk bën humor.

Në studio nuk munguan as batutat nga ana e tij. Në momentin që moderatorja e njohur e pyeti në lidhje me debatin e parë që ai ka patur me Egla Cenon për ‘mbathjet’, Juli shprehet se ka patur një palë me yje që ia jepte Meri Shehut për të parë horoskopin.

Unë kam një problem në jetën time, nuk i duroj dot kostumet dhe atë ditë jam futur te dhoma e rrëfimit atë natën e Prime, ndenja nja dy orë, pastaj filloi spektaklit, nja 6 orë spektakël e kështu me radhë, hëngrën dhe darkën, u fikën dhe dritat e dhomës së gjumit dhe thashë po i heq dhe pa hequr xhaketën, kam hequr pantallonat edhe dola në mbathjet e mia që mi kishte dhënë gruaja, më kishte thënë vish këto se s’janë të grisura (qesh). Kam patur dhe një palë me yje e ja jepja Merit për të parë horoskopin dhe shikonte Virgjëreshën Meri aty”, tha me humor aktori i njohur, duke shkaktuar të qeshura në studio.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button