Çfarë ndodhi? Ikona e muzikës pop hidhet në gjyq nga fansi: Na detyruan të shikonim porno
Këngëtarja me famë botërore, Madonna, është përballur së fundmi me një akuzë për mashtrim nga një fans i saj
Këngëtarja me famë botërore, Madonna, është përballur së fundmi me një akuzë për mashtrim nga një fans i saj, që mori pjesë në koncertin e fundit të ikonës së muzikës pop.
Sipas mediave të huaja, Justin Lipless ngriti padinë në emër të pjesëmarrësve të tjerë në një nga koncertet e Madonna-s “Celebration Tour” në Inglewood, Kaliforni.
Ai pretendon se koncerti i 7 marsit në Forumin Kia filloi më shumë se një orë e gjysmë me vonesë dhe se vendi kishte një temperaturë shumë të lartë, pasi Madonna dyshohet se kërkoi të fiket ajri i kondicionuar, raportoi “The Blast”.
Lipless në padi pretendoi se ai dhe fansat e tjerë po djersiteshin shumë, ndërsa sipas tij, ata u sëmurën nga nxehtësia, por kjo me sa duket nuk e shqetësoi Madonna-n, e cila thuhet se i tha turmës të hiqte rrobat nëse kishin të nxehtë.
Përveç kësaj, fansi tha se ai dhe pjesëmarrësit e tjerë në koncert ishin “të detyruar të shikonin balerinat topless në skenë, të cilat stimulonin akte seksuale”.
“Të detyrosh fansat të presin orë të tëra në arena të nxehta dhe të shikosh porno pa paralajmërim është tregues i mungesës së respektit të Madonnës për fansat e saj,” u shpreh Lipples, duke shtuar se ndihej sikur po shikonte një film pornografik.
Kjo nuk është hera e parë që Madonna paditet për shtyrje të koncerteve të saj. Ylli i popit po përballet me dy padi të tjera për vonesën e saj të vazhdueshme.
Të dy paditësit pretendojnë se ylli ishte disa orë vonesë për shfaqjet e saj të planifikuara. Këto padi, të ngjashme me ato të Lipless, e akuzojnë atë për “mosrespektim të madh”.
Madonna paraqiti një mocion për të hedhur poshtë një nga ato ankesa në prill, duke argumentuar se ishte e paarsyeshme që fansat e saj të prisnin që ajo të fillonte në kohë./gsh