“Një shoqe e imja ka rënë në dashuri me ty”/ Ja si u përgjigjet ish-banori i BBV3 ndjekësve
Ish-banori i “Big Brother VIP3”, Elvis Myrta, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet social
Ish-banori i “Big Brother VIP3”, Elvis Myrta, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet social. Së fundmi, ai ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”.
Fansat e gazetarit ishin shumë kuriozë që të dinin sa më shumë detaje nga jeta e tij. E për këtë arsye disa nga pyetjet kishin të bënin në lidhje me martesën.
“Kur do martohesh”, ishte një pyetje të cilës Lisi iu përgjigj shkurt dhe me humor:
“Na rregullo ndonjërën”.



Ndërsa më pas një ndjekës i ka shkruar: “Një shoqe e imja ka rënë në dashuri me ty”.
E sërish ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri i është përgjigjur shumë shkurt:
“Të shprehet”, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.
Një tjetër fans më pas i shkruan se ‘i ka gjetur nuse’ dhe Elvisi i përgjigjet në “Instastory”:
“Amiiin, ça numri e ke këmbën?”, duke lënë të kuptohet se do i bëjë dhuratë një palë këpucë meqenëse i ka gjetur nuse. / VizionPlus Tv