“Do bëjë mirë të ma paguaje…”/ Burtint Imeri bën xhestin e bukur për fansin
Butrinti ka vendosur që t’ia paguajë gjobën fansit të tij, duke i sugjeruar që herën tjetër të jetë më i kujdesshëm.
Butrint Imeri është një artist mjaft i dashur për publikun shqiptar. Këngët e tij shndërrohen menjëherë në hite muzikore që në momentet e para të publikimit.
Artsiti numëron shumë fansa, të cilët vijojnë t’i jenë besnikë muzikës së tij, duke e dëgjuar atë me volumin në maksimum.
Por mesa duket muzika e tij e mirë sjell pasoja negative pasi një fans i këngëtarit e ka pësuar keq nga policia pasi ka qenë duke dëgjuar këngën e tij me volumin në maksimum dhe për këtë arsye është gjobitur.
Fansi ia ka dërguar gjobën e marrë përmes një fotografie, duke i kërkuar këngëtarit që t’ia paguante ai dënimin.

Dhe ashtu ka ndodhur, Butrinti ka vendosur që t’ia paguajë gjobën fansit të tij, duke i sugjeruar që herën tjetër të jetë më i kujdesshëm.

/gazeta shqip