Life Style

Dhjetë situata që vetëm një Binjak i kupton

Binjakët janë njerëz të shpejtë, inteligjentë, përshtaten me çdo gjë dhe mbi të gjitha, janë njerëz shumë kuriozë

Binjakët janë njerëz të shpejtë, inteligjentë, përshtaten me çdo gjë dhe mbi të gjitha, janë njerëz shumë kuriozë. Të gjitha këto janë karakteristika që i bëjnë Binjakët një shenjë speciale, që duhet ta kesh në jetën tënde. Megjithatë, ka disa situata që vetëm kjo shenjë i kupton (ose ti që e njeh shumë mirë një Binjak).

Njerëzit që të thonë se je me “dy fytyra” veç se je Binjak – Thjesht sepse je Binjak, ti identifikohesh si një person me dy personalitete, anë karakteri dhe ndonjëherë, edhe me dy fytyra. Le ta pranojmë që edhe e shfaq këtë aspekt tëndin.

Të duhet të shpjegosh gjithë kohës se ajo që the ishte ironike – E dimë! Ty gjithë kohës të duket sikur po i shpjegon një meme prindërve dhe kjo, domosdo, të lodh. Njerëzit e kanë të paqartë nëse ti po tallesh, e ke seriozisht, apo the gjënë më të keqe në botë.

Kur ti e kap veten duke flirtuar me dikë – Është një aftësi, madje një superfuqi. Ti je nga ata njerëzit që flirton padashje. Domethënë, as nuk e di se ç’po ndodh, thjesht flet me zë përkëdhelës, thua fjalë të ëmbla, bën veprime flirtuese dhe në fund, çuditesh kur të gjithë të kërkojnë si e ke emrin në “Instagram”.

Ke një ide të përsosur, të patëmetë…por për 5 minuta ke një tjetër ide, edhe më të përsosur.

Të çmend një tip super inteligjent, por që s’të ngjit si pamje – Ti je një shenjë që inteligjencën dhe humorin i vendos mbi gjithçka. Kaq. Nuk kemi ç’themi më shumë.

Të kesh qindra ndjesi 24/7; çdo ditë të vitit është superfuqia jote – Ti thjesht nuk di si është të ndjesh vetëm një emocion për të paktën 2 sekonda. E gjithë dita jote përkon me përjetimin e një morie ndjesish, ndaj qesh, qan, emocionohesh, përmallohesh për diku te 3.7 minuta.

Ti je si avokado: E fortë nga jashtë, pelte nga brenda – Ti do të dukesh gjithnjë si njeriu më i fortë që ka parë toka, për të fshehur që je një person me një zemër të butë që i flet çdo katërputroshi në rrugë, ndjen dhimbje për gjithçka e këdo. Lëre tani, mos u prek nga komplimenti

Ti thjesht nuk di të sheqerosësh asgjë – Njerëzit terrorizohen nga sinqeriteti dhe qasja jote direkte e të thënit të gjërave. Ti mund të jesh njeriu më i ëmbël dhe i butë, ama ke një gjuhë më të fortë se një shpatë.

Je ‘viktimë’ e marketingut – Edhe nëse punon në marketing, ti sërish bie pre e marketingut. Një produkt i ri që bëhet viral në “TikTok”; një kombinim i bukur në dyqan? Po e pe, e more direkt, pavarësisht çmimit.

Ti nuk i toleron gabimet – Një gabim drejtshkrimor? E ndaluar! Një gabim në lidhje? Çfarë dreqin?! Ti thjesht nuk i toleron gabimet dhe t’i kujton 100 herë, ama, kur bën ti gabime, ndryshon puna, hehe. / Gazeta Shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button