Lajme

Gruaja shtatzënë kërkon në varreza emër për fëmijën e saj

Një numër i madh i përdoruesve të TikTok po diskutojnë videon e Hayley Hodge, e cila zbuloi se ajo dhe fëmijët e saj po vizitonin varrezat në kërkim të një emri të përshtatshëm për fëmijën e tyre të tretë.

“Varrezat janë vende ku mund të gjesh emrat më të bukur”, ka shkruar gruaja shtatzënë.

E shohim 30-vjeçaren duke ecur me fëmijët dhe bashkëshortin në varrezat Old Smithville në Karolinën e Veriut, teksa kalonte gurët e varreve me emrat e Ella, Winnie, Vienna… Më pas amerikanja pyet ndjekësit e saj nëse “kanë një të preferuar”.

Videoja ka “mbledhur” më shumë se 2.5 milionë shikime, me 3500 komente, ndaj duket qartë se sa vëmendje ka shkaktuar, raporton Bild.

Mendimet e përdoruesve ndryshojnë. Disa besojnë se kjo është një mënyrë për t’i nderuar të ndjerët, ndërsa të tjerë pretendojnë se është “pa shije dhe joetike”.

Për mua, varrezat nuk janë vende të frikshme, por një “bibliotekë” plot histori”. Çdo monument përfaqëson jetën e një individi. Sipas meje, vdekja nuk është fundi. Është fillimi i një aventure të re dhe unë besoj se është parajsa”, tha Haley.

Ajo tregon se nuk e di se si do të quhet fëmija i tretë “do të vizitojmë më shumë varreza derisa të kemi një listë të plotë. Vetëm atëherë do të marrim një vendim”./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button