Egla Cenos i ndodh e papritura, fituesja e BBV përfundon në spital
Aktorja dhe banorja e “Big Brother VIP” në Shqipëri, Egla Ceno raportohet se është rrëzuar nga shkallët dhe është dërguar me urgjencë në spital. Gjithçka ka ndodhur para emisionit të djeshëm të post-Big Brother.
Moderatori Ledion Liço ka lajmëruar në nisje të mbrëmjes së djeshme se Egla Ceno kishte pësuar një incident, ndërsa vetë fituesja e “Big Brother” u shpreh se kishte dhimbje në këmbë gjatë emisionit.
Aktorja thuhet se ka rënë nga shkallët para se të niste transmetimi i post-Big Brother dhe Kryefjala.com ka siguruar një foto të Eglës Cenos gjatë vizitës mjekësore në spitalin Hygeia.
Ajo i është nënshtruar kontrolleve mjekësore nga një staf profesionist në këtë spital privat në Tiranë dhe fatmirësisht ka rezultuar se nuk ka asnjë lëndim serioz. Kështu ka rezultuar dhe nga grafia dhe skaneri të cilit Egla i është nënshtruar.