E TRISHTË! Po realizonte një set fotografik, modelja goditet për vdekje nga treni
Modelja nga Venezuela kishte planifikuar të kishte trenin me lëvizje të shpejtë në sfondin e fotove të saj
Modelja Cinthya Nayeli Higareda Bermejo është goditur për vdekje nga një tren teksa ajo po realizonte një set fotografik.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ku 30-vjeçarja gjeti vdekjen ka ndodhur në Zacoalco de Torres pranë Guadalajara në Meksikën perëndimore.
Modelja nga Venezuela kishte planifikuar të kishte trenin me lëvizje të shpejtë në sfondin e fotove të saj.
Dyshohet se treni fillimisht i kapi rrobat modeles, duke i shkaktuar vdekjen. Policia ka mbledhur deklaratat e dëshmitarëve, të cilët kanë qenë të pranishëm në fotosesionin e 30-vjeçares, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bazuar në informacionet që kemi deri më tani, viktima po merrte pjesë në një fotosesion me një person që tashmë e kemi intervistuar dhe disa dëshmitarë të tjerë në vendngjarje”, tha prokurori i shtetit të Jalisco, Joaquin Mendez Ruiz./gsh