Life Style

Egla Ceno fitoi ‘BBV’/ Shemsho: Pritshëmëritë e shumë shqiptarëve ishte që dikush tjetër të shpallej fitues

Aktorja Egla Ceno u shpall fituesja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, duke u bërë gruaja e parë që fiton çmimin e madh në Shqipëri.

Megjithatë, si duket publiku është i ndarë në dysh sa i përket këtij vendimi, ku disa janë shprehur se fitorja e saj ishte e merituar dhe të tjerë nuk kanë rënë dakord, madje nuk e kanë pritur aspak mirë.

Bruno Shemsho, influencer nga studioja e ‘Kafe Shqetos’ u shpreh se sipas sondazheve, komenteve apo çdo njeriu që bënte një analizë pak më të thellë të lojës Egla nuk ishte për çmimin e madh, sepse ishte pezulluar një herë nga shtëpia me zarf të zi.

Bruno Shemsho:

Pritshëmritë e mia dhe të të shumë shqiptarëve ishin që këtë Big Brother do e fitonte dikush tjetër, të gjithë të tjerët përveç Eglës.

Sipas sondazheve, komenteve apo çdo njeriu që bënte një analizë pak më të thellë të lojës dhe dinamikave që ndodhin në atë shtëpi mund të them që Egla nuk ishte për çmimin e madh, për shkak se doli me zarf të zi.

Sipas vlerave që duhet të ketë një person që jeton në një bashkësi njerëzish, unë mendoj që nuk ka dhënë më të mirën e saj dhe mesazhin e duhur për dikë që duhet të fitojë Big Brother Vip.

Të qenurit arrogante nuk vjen si pasojë e aktimit, pra fakti se ajo ishte një aktore dhe këtë gjë e them se duke parë e duke përfshirë situatat që kanë ndodhur me make-up artisten dhe personazhet e tjera të cilët kanë hyrë e kanë dalë me një shije të keqe në komunikim me Eglën./ Syri.Net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button