Life Style

Banori më i vështirë dhe i vëmendshëm i këtij edicioni të BBV? Regjisori i njohur: Kishte një nuhatje…

egjisori i këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”, Ergys Lubonja, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”

Regjisori i këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”, Ergys Lubonja, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ai foli për punën kolosale që stafi dhe produksioni ka bërë për këtë reality show, i cili u mbyll me një sukses të jashtëzakonshëm.

Por jo vetëm kaq, pasi Lubonja komentoi pak edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Të ka ndodhur të qash me situatat dhe historitë e banorëve këtë edicion?

Me këtë “Big”, po. Në 8 edicionet e para jo “VIP”, nuk ka ndodhur kurrë. Nuk e di pse me këtë “Big Brother”, historitë të preknin. Background-i i tyre ka qenë është shumë i veçantë dhe emocionues. Më ka prekur historia e Meritonit, e Eglës, janë shumë.

Cili ka qenë banori më i vështirë?

Kanë qenë të gjithë shumë të vështirë. Nuk do specifikoja dikë. Kanë qenë shumë impenjativë. Por kjo i bënte aq interesantë si kast. Mendoj se ka qenë kasti më i mirë, ti asnjërit nuk i vije dot gishtin se kush do të fitonte. Kjo ka qenë sfida më e madhe. Ne hymë në një finale që të pestë ata ishin të jashtëzakonshëm. Kanë qenë të paparashikueshëm dhe ky ka qenë thelbi i suksesit.

Cili ishte më finok me kamerat?

Juli i ndiente më shumë kamerat. Ndoshta edhe prej backgroundit të tij artistik dhe ishte i vetëdijshëm. Juli ishte më i vëmendshmi. Çuditërisht dhe Françeska pati një nuhatje për misionet e fshehta./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button