Fiku dritat e shtëpisë së BBV3, Egla bën reagimin e parë: Doja shumë të ishte një grua…
Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno, ka folur për herë të parë pasi rrëmbeu çmimin e madh
Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno, ka folur për herë të parë pasi rrëmbeu çmimin e madh në një përballje ‘kokë më kokë’ me Juljan Dedën dhe 4 finalistë të tjerë.
Në një prononcim të shkurtër për Top Albania Radio, pak pasi u shpall fituese, aktorja e njohur është shprehur tejet e emocionuar për këtë arritje.
Egla u shpreh se këtë sukses përveç nënës së saj ja dedikon të gjitha grave, por sigurisht edhe vetes.
E meritoja”, tha ajo ndër të tjera, ndërsa theksoi se dëshironte shumë që këtë edicion në BBV, në mos ajo, një grua tjetër duhet ta fitonte.
Pjesë nga intervista:
Famë e padiskutueshme, ndoshta projekte të mëdha filmike do të vijnë. E kishe pritur këtë pikë të karrierës?
Egla: Për mua nuk është ky me thënë të drejtën Big Brotheri. Unë karrierën time e kam qëndisur ndër vite dhe do të vazhdoj ta qëndis ashtu ngadalë, sepse jam aktore teatri jam shumë e lidhur me të.
Përveç mamit, kujt ja dedikon fitoren?
Egla: Grave, vetes sime! Doja shumë të ishte një grua, në mos unë një tjetër, por të ishte një grua. Edhe vetes sigurisht, e meritoja! Në fund të ditës e meritoj!/gsh