“E kam uruar për ditëlindjen e Meritonit…”/ Ledjona zbulon çfarë raporti ka me Ilnisën
Ledjona Xheladinaj ka dhënë mbrëmë një intervistë për Top Albania Radio në tapetin e kuq të “Big Brother VIP3”
Ledjona Xheladinaj ka dhënë mbrëmë një intervistë për Top Albania Radio në tapetin e kuq të “Big Brother VIP3”.
Ish-banorja e këtij edicioni të tretë të reality show-t, u shpreh se nuk e ka takuar Ilnisa Agollin dhe se kanë zgjedhur që mos të kenë shoqëri me njëra-tjetrën jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por pavarësisht kësaj, gazetarja shtoi se nëse u rastis të takohen apo të jenë në ambiente të njëjta, t’a përshëndesin njëra-tjetrën.
Pjesë nga intervista:
U takove me Ilnisën? Nuk ka patur asnjë qasje as nga njëra e as nga tjetra për të ulur pak gjakrat? Do t’a marrë ndonjëra hapin sot?
Në fakt nuk e kam parë Ilnisën. E kam patur afër kur u rifutën në shtëpinë e Big-ut dhe sigurisht që e kam uruar për ditëlindjen e Meritonit dhe e kam komplimentuar se e bukur ishte bërë.
Pra e paske marrë ti një hap
/Jo, sepse pavarësisht se kemi shkuar atje, pavarësisht që kemi zgjedhur që shoqëria të mos vazhdojë jashtë, të paktën me njëra-tjetrën një përshëndetje, një kompliemt të kemi.gsh