ShowBiz

Reflektime dhe leksione, çfarë fituan pesë finalistët në 133 ditë qëndrimi në shtëpi?

Julian Deda, Egla Ceno, Romeo Veshaj, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi pranojnë se kjo eksperiencë në “Big Brother VIP 3” i ka ndihmuar të njohin më shumë veten, të reflektojnë dhe të jenë më të matuar.

Juli: Ajo që do ndryshojë është të jem pak më i matur në reagimet e mia, se këtu dinamikat ishin të shpeshta, se një gjë që ndodhte në mëngjes dukej sikur ndodhte pas një jave. Kam reflektuar, do fitoj maturi në reagime, kthim përgjigje.

Egla: Ka qenë i gjithë rrugëtimi me leksione, nuk është se ndiej se kam ndryshuar, besoj se është njeriu që i bën gjërat dhe jo gjërat njeriun. Mendoj se ne të pestë kemi bërë këtë 4-mujor dhe jemi këtu po presim ku si qysh tek

Romeo: Është e vështirë të ndaj një moment. Përveç durimit, kam kuptuar se nëse e lë zemrën të fitoj, do jesh i fituar

Heidi: E ndiej veten shumë me fat se në jetën tonë nuk kemi kohë të njohim veten, këtu kemi njohur veten dhe kjo të fuqizon, jam rritur këtu

Meriton: Kam hyrë me një Meriton krejt tjetër, jam rritur me veten, ka qenë një Meriton i vogël, i jam mirënjohës produksionit që më ka zgjedhur, kam dalë me të gjitha ngjyrat e mia

/tch

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button