ShowBiz
Një ditë para finales së madhe, plas sherri në BBV/ Meritoni përplaset ashpër me Eglën: Po më kërcënon?! Më lër rehat se…
Ethet e finales kanë rindezur debatet në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Mbrëmjen e sotme, Egla Ceno është përplasur me Meriton Mjekiqin.
Egla e ka pyetur Meritonin se çfarë do bëjë pasi të dalë nga Big Brother, ndërsa ai ka replikuar duke e pyetur nëse po e kërcënon.
Më tej, debati ka vijuar me tone ofenduese, ku Egla e quan Meritonin ‘jargë’, ndërsa ky i fundit i thotë që ta lërë rehat sepse nuk ka nerva të merret me të./SOT.COM.AL