Nën ethet e sfidës së eliminimit, Xhesika: Do e tërheq zvarre nëse më bie ndonjë i dobët në skuadër
Në spektaklin e mbrëmshëm, Xhesika Polo dhe Gloria Meshi dolën më pak të preferuarat e publikut.
Vajzat, nuk u përballën me sfidë, e cila u shty për ditën e hënë me një qëllim. Gloria dhe Xhesi do të jenë në sfidë edhe me dy fermerë të tjerë që do të dalin më pak të votuar në spektaklin e të hënës.
4 fermerët në total, do të ndahen në dy grupe me nga dy persona, ndërsa nuk dihet se si do të jenë grupimet.
Për këtë, Xhesika uron që të mos i bjerë ndonjë fermer i dobët në skuadrës e saj.
Pas sfidës të së hënës, në “Ferma VIP” do të ketë një eliminim të dyfishte.
“Unë dhe Gloria dolëm më pak të votuar dhe të hënë kur të dalin edhe dy të tjerëq më pak të votuar do vendoset se si do bëhet sfida, do jemi bashkë ose jo. Se mos më bie ndonjë i dobët në skuadër, çfarë kam për ti bërë, do e tërheq zvarrë. Të hënë do jetë eliminim i dyfishtë. Nëse dalin dy çuna më pak të votuar, mund të bëhet ndonjë kombinim, atë e vendos Agai. Ne kaq sa na thonë, kaq dimë”, tha Xhesi gjatë një bashkëbisedimi me Dijonisin dhe Xhensilën./vizionplus.tv