“Më 13 janar, nuk kisha asnjë ide…”/ Sot finalja e “BBV3”, Sara bën dedikimin emocionues
Sara dhe Bardhi janë një ndër ciftet e krijuara në BBV, duke vërtetuar sërish që dashuria e vërtetë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ekziston.
Sara dhe Bardhi janë një ndër çiftet e krijuara në shtëpinë e BBV, duke vërtetuar sërish që dashuria e vërtetë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ekziston.
Në fund të këtij rrugëtimi prej 133 ditësh, ku do të shpallet fituesi, Sara ka bërë një dedikim mjaft të veçantë në profilin e saj të Instagram, duke treguar sa me fat që është që ka gjetur një partner si Bardhi në jetën e saj.
“Sot, në fundin e rrugëtimit të BBV3, dua të ta dedikoj këtë post ty! Ty që shpesh të dhashë “tough love” sepse e tillë jam unë, e palexueshme ndonjëherë. Ty për të cilin u gjykova, u përfola, më lodhën shpirtin, e që nuk e mendoja kurrë se në fund do të të bëja babi. I kisha aq shumë sytë të arrija larg në ate lojë, sa ishte absurde për mua të mendoja se do fitoja shumë e shumë më tepër se aq. Dje po flisnim sesi kemi fituar të dy, ti një njeri të fortë në krah që se lëkund asgjë, e unë djalin që më mban të rrënjosur fort në tokë kur impulsiviteti më merr si era. Në 13 janar nuk kisha asnjë ide, se nga ky rrugëtim i vështirë do fitonim shtëpizën tonë të vogël, se do na bekonte Zoti me një krijesë të cilën/ cilin kemi 2 muaj që po e rrisim… Të shoh teksa i flet përdite, e me zien gjaku derisa te vije viti i ri te te bej dhuraten me te madhe ne bote! Mezi pres te te shoh Babi, qe edhe bebi te shohe kujdesin qe shohin syte e mi. Te shohin perkushtimin tim ndaj teje, ndaj familjes sone te vockel. Bardh, drite, shok! Cmimin e madh qe ndame te dy nga ky rrugetim, nuk do e fitojme askund dhe asnjehere tjeter me ndaj uroj te jemi te dy te forte e te mençur mjaftueshem, sa te dijme ta mbajme e gezojme gjithe jeten! Me zemer falenderoj te gjithe mbeshtetesit tane ne kete edicion, i cili per ne ka qene jo i lehte, por çdo dhimbje e lot na u shperblye ne gezim e lot lumturie. GRISI DHE BLANCO DERI NE FUND.“
/gsh