Vazhdojnë inatet? Rikja nuk shkoi në ditëlindjen e Meritonit, ja ku po festonte mbrëmjen e djeshme!
Disa prej ish-banorve kishin munguar në darkën e organizuar e një prej tyre ishte edhe Rikja
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Mbrëmjen e djeshme me rastin e ditëlindjes së Meritonit ishin të ftuar në një festë të organizuar nga Vëllai i Madh ish-banorët e këtij edicioni. Disa prej tyre kishin munguar në darkën e organizuar e një prej tyre ishte edhe Rikja. Ish-banorja në fillim ka pasur marrëdhënie shumë të afërt miqësie me Meritonin, pasi njihesin nga jashtë, por më pas shoqëria e tyre u kris dhe ajo çfarë i vuri vulën ishte një veprim i Meritonit, ku i tregoi rripin e pantallonave. Duket se Rikja edhe pas daljes nga shtëpia nuk i ka hedhur pas krahëve ato çfarë kanë ndodhur dhe kjo u duk mbrëmjen e djeshme, ku teksa banorët festonin ditëlindjen e Meritonit, ish-banorja ka postuar video duke festuar në jug të Shqipërisë.