Romeo takohet me Vesën/ Çfarë i thanë njëri-tjetrit?
Vesa dhe Romeo kanë qëndruar disa momente me njëri-tjetrin, duke biseduar për të gjithë këtë eksperiencë të bukur.
Vesa ka qenë një nga ish-banoret që i është bashkuar shtëpisë së BBV mbrëmjen e sotme për festën e organizuar për ditëlindjen e Meritonit.
Në shtëpi është krijuar një atmosferë e mrekullueshme, falë pjesëmarrjes së këngëtares së njohur Soni Malaj.
Banorët kanë qendruar disa momente në shtëpi, dukë u argëtuar me njëri-tjetrin.
Vesa dhe Romeo kanë qëndruar disa momente me njëri-tjetrin, duke biseduar për të gjithë këtë eksperiencë të bukur. Vesa e ka këshilluar Romeon të qetësohet se cdo gjë do të shkojë mirë.
Pjesë nga biseda:
Vesa: Hajde shpejt jashtë, kemi punë për të bërë. Shiko, forca. Edhe pak.
Romeo: Po, po. Edhe pak. Nesër do bëj gati valixhen.
Vesa: Ti merre shtruar se të paska kapur pak ankthi…
Romeo: Po, më ka kapur pak.
Vesa: E di, është adrenalina. Fillimisht është e rëndësishme që keni arritur ju të pestë në finale.
Romeo: Eshtë luftë e madhe për secilin.
Vesa: Të dalësh i pari nga të gjithë është shumë mirë. Vec shijoje se shkojë bukur./gsh