Lajme

Në Shqipëri nuk ka më se kush të na mësojë matematikën!

Problematika më e madhe është në Bashkitë e Kukësit dhe Dibrës, ku janë edhe mungesat më të mëdha, të cilat nuk po plotësohen, sidomos mësues matematike.Në Kukës aktualisht ka 29 vende bosh për mësues matematike dhe në Dibër 23 të tillë. E treta vjen bashkia e Tiranës ku mungojnë 11 mësues matematike në arsimin parauniversitar. Këto vende ishin të lira se paku që në fillim të muajit mars, kur Monitor bëri verifikimin e fundit.

Në profilin e gjuhës dhe letersisë shqipe mungojnë 64 mësues, ku me mungesat më të mëdha është bashkia e Durrësit me 9 vende vakante, Kukësi me 7 dhe Puka me 6. Gjuha dhe matematika janë lëndët bazë në arsimin parauniveristar, por siç shihet mangësitë më të mëdha janë për mësues matematike. Mungesat më të mëdha rajonale i ka Veriu. Gjimnanzet e njësive administrative në Kukës dhe Dibër ushtrojnë aktivitet mësimor në një pjesë të konsiderushme pa mësues matametike të profilit. Emigracioni i jashtëm dhe lëvizjet e brendshme i kanë krijuar këto mungesa. Të rinjtë nga qarqet që përfundojnë shkollën për mësuesi nuk preferojnë të rikthehen në vendlindje. Nga ana tjetër profesioni i mësuesit nuk është i mirëpaguar që të tërheqë punonjës nga rajonet që kanë tepricë në mësues matematike.

Por situata për mësues matematike duket se është problematike në të gjithë vendin, pasi edhe Bashkinë e Tiranës tashmë janë 11 vende vakante, të cilët nuk po mund të plotësohen prej muajsh.Mësuesit e matematikës që kishin mbaruar studimet në vitet 1990 kishin cilësi të lartë, pasi në kohën e komunizmit gjimnazistët me arritjet më të larta studionin në shkencat e natyrës, teksa pas viteve 2000 ka ndodhur e kundërta. Nxënësit e gjimazit me mesatare të dobët vazhduan studimet për vendet e mbetura bosh në degën e matematikës. Gjithashtu kjo degë rrezikon të mbyllet plotësisht pasi vitin e kaluar numri i nxënëseve që ndoqen studimet ishte i ulët. Në vitin e akademik 2023-2024 degët që lidhen më mësuesinë, si Fizika, Historia, Gjuhë -letërsia, arkeologjia, Biologjia, Filozofia kishin mbi 70-80 për qind të kuotave të lira në raundin e parë, teksa dega e matematikë në fakultetin e shkencave është në rrezik mbyllje nga mungesa e studentëve.

Në këto kushte një gjimnazist me mesatare 5 që studion për matematikë nuk garanton cilësi në mësimdhënie në të ardhmen. Aktualisht lënda e matematikës në shumicën e shkollave jepet nga brezi që ka mbaruar para viteve 1990. Me daljen e këtij brezi në pension lënda e matematikës rrezikon të mbetet pa mësues ose në rastin më të mirë do të jepet nga maturantët që kishin rezultatet me të dobëta./monitor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button