“Këtu nuk është familje, është bordello”, fermerët revoltohen ndaj deklaratës së Robertit
Debati mes Robertit dhe Dijonisit agravoi më tej, ku ndërhyri edhe Albano.
Pas deklaratës së Robertit, i cili tha se nuk është dele, Albano e pyeti nëse ai ndihet si ujk në fermë dhe të tjerët janë bagëti.
Fermeri iu përgjigj se ai foli për veten e tij dhe nuk quajti asnjë tjetër dele.
Debati mes tyre, nuk u mbyll këtu, por vazhdoi më tej me Albanon, i cili i kërkoi shpjegim Robertit për diçka që ai tha në mëngjes.
Sipas Albanos, Roberti tha se “këtu nuk është shtëpi, por bordello”, deklaratë kjo që acaroi aktorin, i cili i kërkoi sqarime.
Si përgjigje, Aliaj i kërkoi fermerëve të hyjnë në shtëpi, pasi ai ka ftohtë jashtë.
Fermerët e ndoqën nga pas, ku i kërkuan sqarime për deklaratat e tij.
Pjesë nga biseda:
Albano: Ti je ujku?
Roberti: Jo vëlla, këtë po e thua ti. Unë thash s’bëj pjesë tek tufa e deleve, kaq.
Albano: Ngaqë mban syze?
Roberti: Po ky i vuri re syzet. Unë po i them Dijonisit për diçka që e ka parë, ju nuk kuptoni fare.
Albano: Kush nuk kupton. Çdo të thotë? Meqë na përgjithësove?
Roberti: Nuk ju përgjithësova unë, pse e përfshini veten?
Albano: Na the kur ishim të gjithë në mëngjes, bordello.
Roberti: Mos i jep tani.
Albano: I jap meqë u nis, ta mbyllim sot.
Dijonisi: Nuk e paskam dëgjuar këtë pjesë. Kush është bordello?
Baby G: Çfarë është bordello?
Xhesika: Shtëpi s* ksi.
Dijonisi: Nuk e kam dëgjuar.
Albano: Këtu nuk është familje, është bordello.
Roberti: A mund të futemi içik brenda?
Albano: Pse? Ne po diskutojmë këtu.
Roberti: Kam ftohtë, ma do qejfi.
Albano: Tani na e shpjego, ç’ishte kjo? Ka femra këtu, ka burra.
Roberti: Ku prekesh ti nga gjërat që ndodhin në këtë shtëpi? /vizionplus.tv/