Life Style

Foli për herë të parë për gruan e ndjerë të Albanit, njerëzit s’po i ndalin komentet për Çiljetën

Çiljeta është padyshim surpriza më e bukur e edicionit të parë të “Ferma VIP”. Ndonëse është keqkuptuar shpesh për ekstravagancën e saj në skenë dhe risitë që ka sjellë në muzikë, Çiljeta po e tregon dita-ditës se është një vajzë e ndjeshme dhe një nënë shumë e përkushtuar.

Rishtazi, ajo foli me plot dashuri për të birin e Albanit, Bekon, duke thënë se ai i ngjan shumë të ëmës së ndjerë: “Ai është kopje si mami i vet. Ka një fytyrë engjëlli që shkëlqejnë, i qeshin sytë”, tha këngëtarja e përmalluar dhe me buzëqeshje në fytyrë.

Menjëherë njerëzit e komentuan për sjelljen e saj, duke e vlerësuar shumë këngëtaren.

Madje, i uruan edhe fitoren këngëtares për të gjitha vlerat që po përcjell.

Kjo nuk është hera e parë që Çiljeta fiton zemrat e njerëzve, në lidhje me prindërimin. Disa javë më parë, Çiljeta takoi Fernandon, djalin e saj dhe Bekon, djalin e Albanit. Ajo, mes lotësh dhe të qeshurash, përkëdheli, puthi, përqafoi dhe tregoi se të dy djemtë i do dhe i ka rritur njësoj, pa diferencuar. “Çunat e nënës së vet! Më kanë ardh’ çunat”, tha ajo para se të hiqte takat dhe të rendte për t’i takuar.

E përlotur dhe e prekur, këngëtarja shkoi drejt tyre dhe sjellja e Çiljetës bëri publikun që të vlerësonte dashurinë e saj pa kushte dhe të njëjtë për Fernandon dhe Bekon. Qindra komente vërshuan në rrjetet sociale, ku shpreheshin se Çiljeta është një shembull për të gjitha nënat dhe tregon se nuk duhet të jesh nëna biologjike e një fëmije, për ta rritur atë me dashuri dhe përkujdesje.

/TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button