“Edhe nesër do flesh vetëm…”/ Ilnisa-Meritonit: Nuk kemi nevojë as për jorgan
Meriton Mjekiqi ka festuar dje ditëlindjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”
Meriton Mjekiqi ka festuar dje ditëlindjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Vëllai i Madh e ka surprizuar finalistin duke i dërguar në shtëpi disa prej ish-banorëve, mes tyre edhe Ilnisa Agollin.
Kjo e fundit hyri me vonesë, pasi i dërgoi tortën e ditëlindjes në të cilën ishte numri 29. Pasi kaluan momente të bukura gjithë së bashku, erdhi edhe momenti i ndarjes.
E teksa po përshëndeteshin nuk kishte si të mungonin puthje e përqafime mes çiftit Ilnisa dhe Meriton.
Ky i fundit, i ka “rikujtuar” Ilnisës që dhe ditën e sotme do të flejë vetëm, më pas do të jenë të dy bashkë pas daljes së tij nga shtëpia.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Edhe nesër, edhe një natë do fle këtu
Ilnisa: Edhe nesër i bie
Meritoni: Pastaj bashkë
Ilnisa: Nuk kemi nevojë as për jorganë
Meritoni: Jeta ime. Të kërkoj shumë falje që të kam lënë pa gjumë
Ilnisa: Të dua shumë
Meritoni: Më fal që të kam lënë edhe vetëm
Ilnisa: Vdeksha unë, mos fol më ik
/gsh