Deklarata rrëqethëse e Milaim Zekës: Çfarë më tha ushtari serb për viktimat shqiptare të luftës Kosovë- Serbi
Një nga temat e nxehta që prej vitesh diskutohet në Shqipëri dhe më gjerë lufta Kosovë- Serbi, është ri sjellë edhe njëherë në vëmendje nga gazetari Milaim Zeka me një deklaratë rrëqethëse.
I ftuar në “Breaking” me moderatore Fiori Dardha, Zeka ka treguar për një intervistë ekskluzive që ka zhvilluar para dy viteve me një ushtar serb, i cili ka deklaruar se trupat e viktimave shqiptare si shkak i luftës i kanë copëtuar në makineritë e asfaltit.
“Po të sjell një histori rrëqethëse. Para dy viteve bëra një intervistë ekskluzive me një ushtar serb në Kosovë. Ushtari më tha se trupat e shqiptarëve të vrarë në luftë i kemi marrë dhe I kemi bluar në makineritë e asfaltit dhe kemi shtruar rrugët. Në atë kohë vajza ime 12 vjeç e dëgjoi dhe më tha “babi edhe gjyshen e kanë bluar në këtë formë?””,, u shpreh gazetari.
Kjo histori e ka bërë të përlotet jo vetëm Zekën i cili e ka përjetuar luftën në derën e shtëpisë, por edhe gazetaren e njohur teksa përpiqej të moderonte emisionin.
/LIVING