ShowBiz

Çfarë po ndodh në “Ferma VIP”? Pas flirtit me Baby G, Dijonisi i shpreh ndjenjat Diteas: Kam rënë në dashuri me ty

Dijonisi pas rihyrjes duket se ka trazuar “ujrat” në “Ferma VIP”.

Pas flirteve të shpeshta me Baby G, ai i ka shprehur ndjenjat Diteas.

Teksa fillimisht mes dyshe pati një sërë batutash, ku Dijonisi i tha Diteas se do i gjente një burrë, më pas ai i ka shprehur ndjenjat.

Dijonisi i tha se ka rënë në dashuri me blogeren që prej fillimit, duke i lënë asaj edhe një afat për të marrë një përgjigje.

Kjo deklaratë e tij u prit me të qeshura nga Ditea, e cila e quajti këtë një shaka.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Ditea dua të të them diçka.

Ditea: Më thuaj.

Dijonisi: Kam që ditën e parë që kam krijuar një farë pëlqimi për ty. Që në momentin që të kam parë ty, jeta ime ka ndryshuar komplet.

Ditea: Si ka mundësi, si ndryshoi kështu?

Dijonisi: Jam i dashuruar me ty.

Ditea: Si e kuptove këtë?

Dijonisi: Energjia jote më bën të ndihem mirë, sa herë të shoh emocionohem.

Ditea: Prandaj u ktheve ti?

Dijonisi: Ma bëj hallall që nuk ta kam thënë më parë.

Ditea: Unë e kuptoj që e ke vuajtur përbrenda.

Dijonisi: Mendoje dhe më kthe përgjigje në darkë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button