Lajme

Si dështoi plani i shqiptarëve për futjen në vendin tonë të mbi 200 kg kokainë, dalin pamjet nga aksioni, kush është biznesmeni i arrestuar

Janë zbardhur identitetet e shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit të policisë greke pas kapjes së 210 kg kokainë në Pire që kishin si destinacion Shqipërinë. Ata janë Jasona Mërkuri 54 vjec, Marsel Stafaj 36 vjec dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjec.

Shqiptari Jasona Mërkuri, rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 634 mije e 246 tableta dhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij. Mërkuri përdor dhe identitetet Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi.

Rezulton se ka përdorur më para pasaportë serbe. Mërkuri është biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi. Në vitin 2008 me automjetin e tij është arrestuar nga policia turke kunati i tij, në tentativë për të trafikuar 22 kg heroinë nga Turqia në Greqi. Kunati është arrestuar më pas edhe gjatë operacionit të vitit 2017.

Shtetasi grek Ioannis Biglakis rezulton i arrestuar në vitin 2012 në Kosta Rika për transport armësh. Ai u ekstradua në SHBA kur kërkohej për bashkëpunim me organizatën kriminale FARK të Kolumbisë. Ai do të shkëmbente armët me kokainë.

Në lidhje me sasinë prej 210 kg kokainë të kapur në Pire, mësohet se të arrestuarit e kishin tërhequr kontejnerin me drogë të fshehur në karkaleca dhe janë kapur nga policia greke në zonën e Aspropirgos./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button