Kulturë

Revolta e aktorit të njohur: Jemi katandis që sot bën filma Ermal Mamaqi me Bes Kallakun, kemi marrë fund

Aktori i njohur Alfred Trebicka, ka folur disa kohë më parë për situatën në të cilën është përfshirë kinemaja në Shqipëri. Trebicka u shpreh se kinemaja është një art kompleks që kërkon jo vetëm arsimim specifik por një regjisor kinemaje duhet të njohë edhe fusha të tjera që kanë lidhje direkte ose jo me artin.

“Ajo që shoh është se ka një lloj diletantizmi që masakron çdo lloj principi që ka kinemaja. Kinemaja nuk ka lidhje fare me televizonin si koncept.

Mos të thonë që po bëjnë kinema. Pra shqetësimi im është se kjo lloj kinemaje që po servirin ekstremisht komerciale, ka dëme të mëdha”, u shpreh Trebicka, duke iu referuar filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, por dhe Bes Kallakut.

Gjithashtu aktori i njohur foli për probleme të filmave që sipas tij janë defekte të tmerrshme kinematografike.

Trebicka: Është një proces i cili kërkon formimin profesional të këtij profili. Nuk është aq e thjeshtë të bëhet skenar. Është një virus për të cilën duhet të vaksinohemi shumë shpejt.

Kam parë statuse nga njerëz që kanë qenë pjesë e produksioneve të cilët kanë trumbetuar se kjo është e ardhmja e kinematografisë shqiptare.

Të gjitha këto publiku i merr si të mirëqena. Reagimi im ka ardhur si rrjedhojë e këtij terreni. Kujt po i vendosim tagrin e kineastit?

Më tej ai u shpreh se kjo kategori nuk njeh ligjet bazike të kinemasë. “Këta çunat kanë kurajon e të paaftit ose kurajon e amatorit”, tha Trebicka.

Si e konsideron suksesin e filmit?

Trebicka: Sukses për çfarë? Ky është një fenomen kompleks që ka të bëjë edhe me shoqërinë. Një njeri që ka lexuar disa libra të mirë nuk shkon aty. Thuaj kam bërë një gjë për tu zgërdhirë, gjej çfarë emri të duash, por mos thuaj që po bëj kinema.

Edhe pjesëmarrja e kryeministrit është 100% komerc, pra nuk është film. Nuk kam thënë që jam kundër, por për mua si njeri që e njoh këtë fushë është një shqetësim sepse ne po i largohemi kinemasë së vërtetë.

A ekziston kinemaja e vërtetë në Shqipëri?

Trebicka: Sigurisht që egziston edhe pse ka shumë vështirësi.

Më tej ai u shpreh se një film i tillë është biznes jo kinema, “kineastët” e rinj duhet ta pranojnë. “I duhet gjetur emri kësaj shfaqjes, por jo kinema”, tha Trebicka.

Trebicka: Tregu i kinemasë shqiptare është i mbushur me sharlatanë

Aktori Alfred Trebicka ka shprehur haptazi mendimin e tij në lidhje me regjisorët që kanë nxjerr filma vitet e fundit.

Ai tregon se tregu i regjisorëve shqiptarë është i mbushur me njerëz që nuk gëzojnë titullin e mirëfilltë të regjisorit, por thjesht realizojnë filma si pasojë e buxheteve financiare që ata kanë:

“Unë si profesionist do t’i quaja sharlatanë. Këta janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Edhe trumpetojnë, kanë gjetur disa mjete financiare, ata e dijnë, s’më intereson fare kjo punë…”

Më tej aktori i mirënjohur shqiptar nuk ka ngurruar të tregojë se ç’po ndodh sipas tij me kinemanë e vendit, dhe artin skenik.

“Këtu po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi, pa asnjë lloj… thonë unë jam kineast. Ore, fjala kineast është fjalë shumë e madhe… një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë unë do bëj film…

Bëjnë skenarin vetë, bëjnë regjinë vetë, bëjnë dhe rolet vetë…dhe vetshpallen pastaj njerëzit, unë jam regjisor, jam kineast, se unë e njoh tregun… ka kapur tregun ky, ky di se çdo tregu. Cilin treg? Për cilin treg flasin këta?” – shpreh aktori.

Për të përfunduar, Trebicka u shpreh se nuk është i bindur me rrugën që kinemaja shqiptare po merr:

“Jam shumë skeptik dhe për shumë kohë kam heshtur dhe s’kam dashur të flas për këto lloj gjërash. Por janë bërë si gripe, si viruse që gjenden gjithandej…”/Vjosa.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button