Është ndarë nga Ben Affleck? Jennifer Lopez reagon për herë të parë
Jennifer Lopez ka folur për herë parë pas lajmeve se martesa e me Ben Affleck është në krizë
Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka folur për herë parë pas lajmeve se martesa e me Ben Affleck është në krizë. Gjatë një konference për promovimin e filmit të saj të fundit, një ndër gazetarët e pyeti këngëtaren nëse lajmet për ndarjen janë të vërteta.
“Lajmet për ndarjen tënde me Ben Affleck është e vërtetë?”, e pyeti gazetari dhe artistja e famshme duke qeshur iu përgjigj: “Ti di të bësh më shumë sesa kaq”.
Edhe pse lajmet ende nuk janë konfirmuar apo mohuar, Jennifer dhe Affleck jetojnë në shtëpi të ndryshme. Burimet kanë thënë për mediat e huaja se dyshja janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por kanë qasje shumë të ndryshme dhe ky është shkaku i ndarjes së tyre.
Ata thjesht kanë qasje shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për vëmendjen e medias. Beni urren gjithë vëmendjen dhe kjo e bën atë shumë të parehatshëm. Jennifer ka pasur gjithmonë një qasje të ndryshme”, tha një burim.
Kujtojmë që dy vite më parë Jennifer dhe Ben u martuan me njëri-tjetrin, rreth 20 vite pasi çifti i dhanë fund lidhjes së tyre.gsh