“Edhe Ujku i Cërrikut…”/ Debati për ndjekësit, Ronaldo: Edhe Donaldi kishte shumë ‘K’, por fitoi Iliri
Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”
Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”. Ai bëri një analizë të lojës së banorëve të ‘Big Brother VIP3”, tregoi se kush mund të fitojë (sipas tij), si dhe preku pak debatin që zhvilloi të dielën me Donald Veshajn.
Ish-banori i edicionit të dytë të reality show-t u shpreh se numri i ndjekësve në “Instagram”, nuk e bën një person fitues në BBV, duke sjellë në vëmendje faktin se Donaldi kishte më shumë ndjekës sesa Ilir Shaqiri, por në fund fitoi balerini i njohur.
“Fenomen është dhe Ujku i Cërrikut dhe në TikTok me followersa. Sasia nuk është gjithmonë cilësi, të gjithë mund të kenë shumë K. Çfarë do të thotë kjo? Se Mimoza Ahmeti nuk vlen. Edhe Donaldi kishte shumë K në krahasim me Ilir Shaqirin, por publiku në natën finale.. një tjetër lloj analize. Në fund ishte Iliri ai që fitoi. Nuk fitojnë gjithmonë K-të. Romeo është emër i rëndësishëm i showbizit me produktet e tij”, tha Ronaldo Sharka.
Ndërkohë kujtojmë se Donaldi u shpreh gjatë ‘Fan Club’ se:
“Fenomen me 70K në Instagram nuk ka bro. Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon?”./gsh