ShowBiz

Ditëlindja më e keqe në Dhomën e Bardhë/ Ja si “hakmerret” Egla në ditën e festës së Meritonit

Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”

Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Që kur ora shënoi 00:00, katër finalistët e tjerë e kanë uruar, ndërsa Vëllai i Madh ka vendosur në sfond këngën e ditëlindjes.

Ndërkohë në mëngjes, Egla Ceno i ka kërkuar atij të vallëzojë dhe Meritoni ka pranuar. Duke qeshur i thotë:

“Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen. Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq”.

Ndërkohë kujtojmë se kur aktorja kishte ditëlindjen, ajo ishte së bashku me Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin në Dhomën e Bardhë. Dhe Egla e ka cilësuar atë si ditëlindjen më të keqe.

Pjesë nga biseda:

Egla: Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen.

Juli: Çohu e kërce me Eglën aman, hajt t’ju shoh i çik

Egla: Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq. 29 vjeç mbush?

Meritoni: 29 i mbusha

Egla: Si ndihesh si 29-vjeçar?

Meritoni: Ok, i fituar

Egla: Të zuri brenda në shtëpinë më të famshme në shqiptari. 2 ditë para finales. Kjo është dhurate e madhe besoj

Meritoni: Dhuratë shumë e madhe. Nuk e kisha besuar se do të qëndronim deri më 25 maj, kisha menduar se mbaronte më herët Big Brother, më 18 maj

Egla: Ama për vete e kishe besuar se kurdo që të mbarojë je në fund

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button