“Çfarë do ishe bërë nëse…”/ Juli: Do doja të isha mjek, por nuk kam pasur mend…
Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”
arë do ishe bërë nëse…”/ Juli: Do doja të isha mjek, por nuk kam pasur mend…. Të ulur në divanet jashtë, Heidi Baci ka nisur duke u bërë pyetje Julian Dedës dhe Meriton Mjekiqit.
Teksa i pyeti se ‘çfarë do ishin bërë nëse nuk do kishin profesionet përkatëse’, aktori i njohur u shpreh ‘jurist’ dhe moderatori tha ‘boksier’.
Nga ana tjetër Heidi tha se do dëshironte të bëhej doktoreshë, ku ndërhyri Juli duke thënë ‘do doja të isha mjek, por s’ka pas mend për këtë’.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Çfarë do ishe bërë nëse nuk do ishe bërë aktor?
Juli: Çfarë do doja të isha bërë?
Heidi: Cili do ishte profesioni jot?
Juli: Besoj se do isha një jurist. Sepse unë me këto shkencat ekzakte nuk kam asnjë lidhje
Heidi: Ti Meriton?
Meritoni: Dentist, po edhe sportist
Juli: Ideja është ça do ishe bërë, jo çfarë do doje të ishe bërë
Meritoni: Boksier
Juli: Se ça do doja, do doja të isha mjek, po s’kam pas mend për atë
Heidi: Unë doktoreshë do isha
Juli: Mjek do kisha pas qejf të isha/gsh