Lajme

“Nëse Berisha ikën nesër, PD ndahet në 7 pjesë”/ Murrizi: Ka qenë gjahtar i pakujdesshëm, ngriti figura butaforike…

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në News 24 ka deklaruar se largimi i Sali Berishës do e copëzonte Partinë Demokratike në disa fraksione.

Ai e cilëson Berishën si një “gjahtar të pakujdesshëm” që ka promovuar figura artificiale dhe ka dobësuar partinë. Sipas Murrizit, drejtuesit aktualë që kanë dështuar duhet të dorëzojnë mandatet

Ai theksoi se PD ka nevojë për riorganizim të thellë dhe largim nga vendimmarrjet pa transparencë.

Myslim Murrizi, ish-deputeti i PD-së: Në këto kushte, Sali Berisha ka qenë si gjahtar i pakujdesshëm. Ka shkuar të vrasë shkulëza dhe ka vrarë qentë e gjahut. Është përpjekur të krijojë figura butaforike e artificiale, ka dështuar. Nëse Berisha ikën nesër, do ketë 7 PD. Një do e krijojë njëri, njëri tjetri. Mua PD më ofroi vetëm siglën, kisha shumë kundër dhe mora mbi 7500 vota.

Berisha nuk duhet të jetë më peng i fjalës së dhënë. Iu dha fjalën disa figurave aty, ata ikën dhe erdhën sërish e i futi të gjithë në parti pa primare, drejtues qarqesh. Gjithë drejtuesit e qarqeve që kanë marrë më pak deputetë se lista e mbyllur, duhet të ikin e po të kenë moral, duhet të dorëzojnë mandatin./bw

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button