ShowBiz

“Buçkon e kam shok”, Albano “ngacmon” Baby G: Tha para 4-5 milionë shqiptarëve se është i dashuruar me ty

Albano dhe Baby G qëndruan zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, ku biseduan dhe për raportin e saj me Gledisin.

Albano i tha asaj se Buçko është i dashuruar me të dhe e deklaroi këtë në studio.

Nga ana tjetër, Baby G tha se Gledisin e ka shok dhe ai bëri shaka, pasi nuk është e vërtetë se ka ndjenja për të.

Ajo shtoi se Buçko ka thënë për të gjitha vajzat se i ka qejf, por nuk e tregon se kë.

Pjesë nga biseda:               

Baby G: Unë Buçkon e kam shok, nuk ka asgjë mes nesh.

Albano: Ka vajtur dje i shkreti dhe ka thënë para 4-5 milionë shqiptarëve që është i dashuruar me ty.

Baby G: Jo nuk e tha.

Albano: Si nuk e tha, po të tregonin ty në gjatë gjithë kohës.

Baby G: Ai Buçko ka thënë se është i dashuruar me Ditean, ai ka thënë në fund të ditës…

Albano: Por ka gënjyer gjithmonë.

Baby G: Mos ma trego mua Buçkon, se unë e kam parë me Rigelsën, me tjetrën, me tjetrën…

Albano: Po a e pe dje që të nxirrnin vetëm ty në spektakël? Dhe i thonin hë mo Buçko na e thuaj. Nuk e tregoj tha, por të tregonin vetëm ty.

Baby G: Po në fund kam ngelur unë, se ka thënë për të gjithë vajzat. /vizionplus.tv/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button