Pak ditë përpara kampionatit europian, trajnieri i kombëtares aplikon për pasaportë në Lushnje
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinjo, pak ditë përpara se të nis kampionati europian që do të zhvillohet në Gjermani, ngjarje e rëndëishme kjo për ekipin kombëtar të futbollit, ka aplikuar për pasaportë shqiptare në mënyrë që ta përfaqësojë Shqipërinë në të gjitha përmasat.
Nuk dihet se pse ka zgjedhur Lushnjën, por në fakt ndodhet atje për të ndjekur procedurat e nevojshme të aplikimit. Pas shpalljes së dekretit në dhjetorin e shkuar nga presidenti i Republikës që iu dorëzua në ceremoninë e fundvitit edhe nga Kryeministri Rama, sot është dita zyrtare kur Silvinjo kryen të gjitha veprimet ligjore për t’u bërë qytetari më i ri i Lushnjës, së bashku me ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva./LIVING