Bota

“Kishte gjak në duart e tij” – Irani i ka kërkuar ndihmë Uashingtonit pas rrëzimit të helikopterit presidencial

Irani i ka kërkuar ndihmë Uashingtonit pas rrëzimit të helikopterit që vrau presidentin Ibrahim Raisi, tha sonte një zëdhënës i administratës amerikane, pa dhënë detaje.

Nuk do të hyj në detaje, por qeveria iraniane na ka kërkuar t’i ndihmojmë,” tha ai.

Mediat e huaja raportojnë se zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller vuri në dukje se SHBA nuk ishte në gjendje ta ofronte atë ndihmë, “kryesisht për arsye logjistike”.

Pothuajse në të njëjtën kohë, duke informuar gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se Raisi “kishte gjak në duart e tij” për mbështetjen e organizatave ekstremiste në rajon dhe “që ishte përgjegjës për abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut në Iran”.

SHBA do të vazhdojë ta mbajë Iranin përgjegjës për veprimet destabilizuese, siç e quajti Kirby, në rajonin e Lindjes së Mesme.

Megjithatë, më herët, Uashingtoni i kishte shprehur zyrtarisht ngushëllimet Iranit për vdekjen e Raishi, shkruajnë mediat vendase./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button