ShowBiz
“Ik vizitohu”, debat mes Valerit dhe Xhesikës: Mos shpërndaj informacione të pavërteta për mua
Xhesika dhe Valeri janë përfshirë në një debat, ndërsa shkak është bërë kolla e fermeres.
Valeri i kërkoi që të bënte një vizitë shëndetësore, gjë e cila nuk u prit mirë nga Xhesika, e cila i tha të mos përhapte informacione të pavërteta për shëndetin e saj.
Ajo theksoi se nuk është ndjerë mirë për shkak të qumëshit që ka konsumuar në fermë, gjë e cila u kundërshtua nga Valeri.
Pjesë nga biseda:
Xhesika: Hë Valer, që iu jep informacione të gabuara njerëzve që paskam pasur unë probleme
Valeri: Ke vazhdimisht
Xhesika: S’po ta vë fajin njeri ty, e para. Qumështin që kemi zier dje, të gjitha kavanozët nuk i kemi zier mjaftueshëm
Valeri: Aq është
Xhesika: Kolla ime, është kollë cigareje, kam vjellë katër herë sot