Life Style

Fustane me shuma marramendëse? Si qëndron e vërteta pas veshjeve luksoze të Françeskës në BBV?!

Ish-banorja ka zbuluar se ku i ka gjetur veshjet e shtrenjta që kanë bërë kuriozë një Shqipëri të tërë.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Françeska Murati, ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. Ajo u skualifikua në gjysmëfinalen e këtij edicioni dhe në këtë intervistë ekskluzive ne tregoi më shumë rreth eksperiencës së saj.

Françeska na sqaroi disa thashetheme përsa i përket jetës së saj private dhe faktit se në rrjet janë ngritur hipoteza të ndryshme rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin. Përveç kësaj, një gjë tjetër për të cilën publiku ka komentuar shumë këto kohë ka qenë fakti se ajo është shfaqur gjithmonë me veshje të shtrenjta dhe gjithmonë ka pasur kureshtje për këto fustane. Si qëndron e vërteta pas tyre?

Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Patjetër që kam marrë fustane edhe ashtu. Nuk mund të them që të gjithë fustanet ishin 100% nga garderoba ime. Kam marrë një, dy, tre, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe mi kanë dhënë fustanet. Pse jo? Përse mos t’i suportoj shoqet e mia? Femrat në Shqipëri janë të forta. / TAR

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button