Life Style

FJOLLA MORINA akuza të forta për FISNIK SYLËN: Më shkatërroi jetën 

Fjolla ka folur për arrestimin e bujshëm për shkak se u gjet me një armë në çantën e saj teksa po kalonte kufirin për në Shqipëri.

Mbrëmjen e sotme, këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë e ftuara speciale e gazetarit të mirënjohur Milaim Zeka në emisionin ‘Zona Zero’ në TOP News, ku ka folur për arrestimin e bujshëm për shkak se u gjet me një armë në çantën e saj teksa po kalonte kufirin për në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Milaim: Ju jeni takuar aksidentalisht me Fisnik Sylën dhe pastaj jeni martuar dhe keni shkuar në muaj mjalti. A mund të na tregoni më shumë për ngjarjen?

Fjolla: Unë atë natë jam nisur me atë për xhirime në Shqipëri. Pistoleta ka qenë e tij dhe më tha që ta mbaja në çantë pasi vetëm një dënim është sepse ai kishte letrat belge dhe nuk donte që t’i prisheshin. Ma ka futur në çantë dhe unë kam thënë që është e imja por nuk fakt nuk ishte sepse kam dëshmi nga ana e tij që ka pranuar se është e tij. Kam edhe dëshmitar që ka qenë me ne, edhe ai mund të dëshmojë që ishte e tij.

Kështu që unë kam qendruar dy muaj në burg për mashtrimeve të tij.

Policët nuk kanë marrë farë shenjat e gishtave sepse aty nuk kanë qenë shenjat e mia sepse nuk e kam prekur fare me dorë. Unë nuk kam patur kurrë probleme me shtetin shqiptar, është hera e parë që ballafaqohem.

Unë akoma po pres apelin dhe i kërkoj shtetin shqiptar që ta shohë si çështje sepse të lë një fëmijë rrugëve për Fisnik Sylën, është shumë e rëndë. Gjykata e Shkallës së Parë më ka dënuar me 6 vite burg.

Fjolla ka akuzuar gjithashtu gazetarët që ftojnë nëpër intervista një personazh të tillë si ai që i ka shkatërruar asaj jetën dhe se për shkakun e tij ka përfunduar në psikiatri.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button