KURIOZITETE

Filmohet krijesa e thellësive, sulmon kamerën

Pamje të rralla janë publikuar nga Agjencia e Lajmeve Reuters që tregojnë një kallamar gjigant teksa sulmon kamerën që po e filmonte. Pamjet janë regjistruar nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Australisë Perëndimore dhe Kelpie Geosciences.

Kallamari shihet teksa “përqafon” kamerën, të cilën e kishte ngatërruar me prenë e tij. Pamjet janë filmuar më 8 maj, në Oqeanin Paqësor, në një zonë të quajtur Kalimi Samoan.

Kallamari vlerësohet të ishte 75 centimetra i gjatë dhe është pikasur në thellësinë 1000 metra./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button