Argjira i jep fund keqkuptimeve me Gracianon, e konfirmon live nga “Procesi Sportiv”: Është në Gjirin e Lalzit me mua
Në një lidhje direkte me “Procesin Sportiv” ka qenë Argjira Spanca e cila ka njoftuar për nisjen e rubrikës “She’s on top” në E Diell.
Argjira ndodhet me vajzat që janë pretendente për modele në një vilë në Gjirin e Lalzit të cilat po përgatiten për puntatën e parë. Një moment doli edhe Katerina, fituesja e vjetshme e “She’s on Top” e cila e përshëndeti Manushin. Ky i fundit e pyet se kush do e fitojë Big Brother sipas saj dhe Katerina përgjigjet Egla. Por Manushi nuk ngurroi të përmendte as Gracianon për të kuptuar se çfarë po ndodh mes Argjirës dhe balerinit, pasi u përfolën për një ndarje.
Ed Manushi: Për kë do votosh në Big Brother?
Katerina: Për Eglën.
Ed Manushi: Ore mu dëgjua si Gracianio. Thuaji që ka dalë Graciano.
Argjira: Dëgjo, gocat janë familjarizuar pak me Gracianon këtu në mbrapaskena kështu që e kanë bërë si të vetin. Kështu le të flasim vetëm për ata që janë larg për momentin.
Ed Manushi: Stop, stop! Graciano është aty me ty?
Argjira: Uaa e thashë? Po Graciano është këtu me mua.
/tch