Life Style

“Mu dhimbs koha dhe vetja”/ Hakmarrje ndaj ex-it? Zbulohet e vërteta e intervistës së Afronës me Bleron

Këngëtari Blero Muharremi së fundmi ka qënë mjaft i përfolur në shtypin rozë pas intervistës në podcastin e ish-bashkëshortes së tij Afrona Dika. Në një prononcim për një program televiziv  ai ka folur për podcasting e bujshëm të Afronës me të cilën u nda dy vite më parë

Këngëtari tha se ka qenë si një lloj hakmarrjeje ndaj ish-të dashurës së tij, e cila u identifikua me nofkën ‘bebe’. “Mu ka dhimt vetja dhe koha”, u shpreh 45-vjeçari.

“Definitivisht është se podcasti ka ndodhur pak ose më shumë inati në kuptimin e realizimin e tij për me ia kthy dikujt tjetër. A është bashku apo jo me Afronën, nuk është e vërtetë, por podcasti është bërë me inati për një person që hala e du dhe me ndiku tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda Big Brother VIP Kosova II, që kam kallxu dashni për të dhe që hala kam dashni për të”, theksoi ish-konkurrenti i Big Brother.

Blero ndër të tjera shtoi: “‘Bebe’ më ka dëshpëruar, sepse ne kemi pasur me udhëtu një vend bashkë, ajo ka shkuar, unë s’kam mbërri dhe pastaj janë prish raportet, por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”. /SOT.COM.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button